Lajme

Putin e shtyn për nesër adresimin para popullit rus

09/20/2022 22:07
nga:Astrit Gashi

Sergei Markov, një shkencëtar politik rus i cili është një ish-këshilltar i Vladimir Putinit, thotë se fjalimi i presidentit para popullit rus është shtyrë për nesër.

Lajmin e ka bërë të ditur në kanalin e tij zyrtar në Telegram, shkruan Skynews.

Kjo duket se është konfirmuar nga një deklaratë e postuar nga redaktori i medias shtetërore ruse të lajmeve RT, Margarita Simonyan.

Putin pritej t’i adresohej sot popullit rus për herë të parë që nga 24 shkurti, kur njoftoi për pushtimin e Ukrainës.