Sporti

Puthi në buzë lojtaren spanjolle, reagon Presidenti i Federatës së Spanjës: “Kam gabuar, ishte në moment entuziazmi – veprimi nuk kishte tendencë”

08/21/2023 15:46
nga:E K

Spanja festoi Kupën e parë të Botës për femra në historinë e saj. Vajzat e “Furias Rochas” festuan suksesin e tyre të madh me të gjithë, madje edhe me pjestarët e federatës së futbollit të vendit, por ndodhi diçka që ngjalli debat.

Presidenti i Federatës Spanjolle, Luis Rubiales puthi në buzë lojtaren, Jennifer Hermoso që shkaktoi debat të madh në publik, shkruan GazetaBlic Sport.

Rubiales reagoi pas bujës që mori videoja duke kërkuar falje dhe duke thënë se veprimi ishte pa ndonjë tendencë.

“Me siguri kam gabuar, duhet ta pranoj. Ishte pa ndonjë qëllim në një kohë të entuziazmit maksimal. Këtu e pamë të natyrshme, por jashtë është krijuar një bujë.”

/GazetaBlic Sport/