Lajme

“Pushteti kundër qytetarit Halil Matoshi”

11/15/2021 19:02
nga:Gazeta Blic

Pas akuzave që anëtati i Vetëvendosjes, Elvis Hoxha i ka bërë Halil Matoshit, duke theksuar se kushdo që është për Kosovën e lirë nga shqiptaria, është në destini me serbët, ka ardhur reagimi nga ky i fundit.

“Pushteti kundër qytetarit Halil Matoshi”, ka shkruar publicisti Matoshi.

Reagimi i plotë:

Pushteti kundër qytetarit Halil Matoshi

1.
Para do ditësh e thash në Kanal 10 se nëse Beogradi po lufton me e bâ “Botën serbe”, Prishtina duhet me u angazhu për “Botën shqiptare” dhe jo për Open Ballkan, kah âsht orientu Tirana zyrtare!?

2.
Para do ditësh botën mediale e sulmoi Hysamedin Feraj, zyrtar i naltë i VV.
Kryeministri heshti.
Por heshti simas sugjestionit te shefit të saj edhe Presidentja Osmani!?
Unë Albin Kurtin e pata mbrojtë karshi sulmeve ndaj tij, kur e akuzuen se kinse ka qëndru në hotele luksoze serbe në vend burgut “Zabela” të Požarevac-it.
E pata cilësu guximtar!
Shih për këtë: https://zeri.info/aktuale/84269/halil-matoshi-ne-mbrojtje-te-albin-kurtit/

3.
Këshilltari i Kryeministrit, Elvis Hoxha shau e përbuzi shumicën e kosovarëve që votuen opozitën më 14 nandor.
Prita helbete që mos po na del në krah Kryeministri apo Presidentja, sëpaku për hirë të zyreve që udhëheqin!?
Por, ncëk!
Heshtin sepse kanë shumë fuqi e fuqinë po e përdorin me i ndalu qytetarët me folë e me shkru!

4.
Këshilltari i Kryeministrit kosovar dhe ideologu i VV, Elvis Hoxha nuk u mjaftue me kaq.
Ashiqare i akomoduem me resurse nacionale të Kosovës, ai ngrihet kundër saj dhe njerëzve të saj.
Dhe kastile, nga pozita e pushtetit sulmon qytetarin Halil Matoshi, se ai me kolegët e tij, përkasin në “Botën serbe”, kurse Albini dhe ai në Botën shqiptare!???
Tue qenë se katër herë jam prangue nga serbët, kjo fare nuk më shqetëson, por më mbush vnerë ideja se njerëz pa asni kontribut për këtë Kosovë, vjelin taksat tona e pështyjnë lirinë e saj!?

5.
Nuk munet ni qytetar si unë me e konsideru çâshtje private Kosovën (nuk marr rrogë nga taksat) por ni zyrtar i naltë i shtetit po!
Pra kombi dhe shteti i Kosovës qenka feud i Zyrës së Hoxhës nga Tirana!?
Nga zyrat e Qeverisë së Kosovës sulmohet qytetari në vend se të mbrohet dhe Kryeministri fërkon duert!
Po ia kryejnë do punë të fëlliqta vetat e tij t’zgjatueme, tentakulat anti Kosovë!
Po bâhet e frikshme me pasë mendim dhe me u shpreh në Kosovë!
Liria e shprehjës âsht marr peng nga shteti.
Elvisi âsht ngrit sot kundër medias së lirë e nesēr do të ngritet kundër lirisë për me jetu!
“Ndaleni mos e lini me folë në TV, Halil Natoshin”-klithë Hoxha, i përhumbun nga ethet nacional-socialiste!
Pa u kujtu se unë kam të drejtë me mendu dhe me u shpreh.
Nuk jetoj në Shqipninë e Enverit as në Rusinë e Stalinit por në Kosovën liberaldemokratike!
Albini hesht, sepse âsht frikacak!
Ia ka frikën Elvisit!?
Vjosa i tutet Albinit.
Prandej bâhen bashk kundër ni qytetari.
Sepse ai mendon!

“Eskalon” Elvis Hoxha duke akuzuar Matoshin: Kushdo që thërret për një Kosovë të pavarur nga shqiptaria, destini është bota serbe