Lajme

“Eskalon” Elvis Hoxha duke akuzuar Matoshin: Kushdo që thërret për një Kosovë të pavarur nga shqiptaria, destini është bota serbe

11/15/2021 18:21
nga:Q R

Elvis Hoxha i Vetëvendosjes, ka ‘thumbuar’ publicistin Halil Matoshi, duke thënë se ai dhe arroganca e pushtetit e ka përvetësuar tashmë valën publike të Kosovës, përcjell Gazeta Blic.

Hoxha përmes një postimi në ‘Facebook’, ka akuzuar Matoshin, për të cilin shprehet se kushdo që thërret për një Kosovë të pavarur nga shqiptaria, destini është bota serbe.

Tutje ai ka shkruar se votuesi duhet të kuptojë se duke votuar kundër Lëvizjes, ka votuar për t’i hapur Matoshit të drejtën e kombit dhe jo shtetit të Kosovën.

Postimi i plotë: 

Halil Matoshi po deklaron se Kosova është pronë e tij. Pra, nëse dikush e sheh arrogancën e Lëvizjes Vetëvendosje, besoj se duhet ta ndjejë arrogancën e vërtetë që qarkullon në Kosovë, me pronarët e Kosovës. Janë këta që e shesin për pushtet e që ia blejnë arin 3 euro metri.Nëse dikush mendon se nuk ka pse merremi me Halilin, le të kuptojë se Halili flet nëpër studiot televizive të Kosovës me orë e ditë. Pra, Halili dhe arroganca e pushtetit e ka përvetësuar tashmë valën publike të Kosovës. Së dyti, votuesi duhet të kuptojë se duke votuar kundër Lëvizjes, ka votuar për t’i hapur Halil Matoshit të drejtën e kombit dhe jo shtetit të Kosovën. Një komb kosovar shumë shpejt mposhtet në të drejtën e kombeve.
Kushdo që thërret për një Kosovë të pavarur nga shqiptaria, e ka qartë në mendje se destini i Kosovës është bota serbe. Pra, kur të votoni herë tjetër për komunën, mendoni se po votoni për Republikën.

Avokati i Popullit viziton të paraburgosurit në Hagë