Sporti

Punonte si sigurim në vilën e Salah | Policia kap rojen i cili ia vodhi medaljen sulmuesit të Liverpoolit

03/16/2023 15:03
nga:L J

Autoritetet egjiptiane kanë arritur të rimarrin gjërat e vjedhura të Mohamed Salah, pasi arrestuan dy të dyshuar të mërkurën.

Departamenti i Policisë së Kajros kishte zbuluar se vila e Salah ishte thyer dhe grabitur.

Mediat lokale konfirmuan gjithashtu se gjërat e vjedhura përfshinin disa pajisje elektrike, medalja e fituar me Egjiptin në Kupën e Kombeve të Afrikës dhe disa nga këpucët e tij të futbollit.

Ministria e Brendshme lëshoi më pas një deklaratë zyrtare të mërkurën duke njoftuar rikuperimin e një medaljeje të vjedhur, atë që Salah e mori si nënkampion i Kupës së Kombeve të Afrikës.

Ata gjithashtu zbuluan se një nga arrestimet përfshinte një ish-roje sigurie në vilë, i cili besohej të ishte ai që qëndronte pas vjedhjes.

/GazetaBlic Sport