Lajme

Punëtorët e sigurimit të QKUK-së, protestojnë sërish

07/04/2025 11:38
nga:Y I

Punëtorët e sigurisë në QKUK po vazhdojnë protestën e tyre edhe sot pas ndërprerjes së kontratave të tyre të punës.

Përmes kësaj proteste, ata kërkojnë garanci nga drejtoria e ShSKUK-së për kushte më të mira pune dhe gjithashtu kërkojnë që të kthehen nën menaxhimin e QKUK-së.

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, pati thënë ditë më parë për Klan Kosova, se organit Shqyrtues i Prokurimit duhet të vendos më herët, sepse 300 punëtorë kanë mbetur në rrugë.