Lajme

Punëtorët e KEK-ut dalin sërish në protestë, kërkojnë paga më të dinjitetshme

11/19/2026 07:24
nga:Genita C

Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) ka paralajmëruar vazhdimin e protestave, duke kërkuar paga më të dinjitetshme dhe trajtim më të mirë për punëtorët e kësaj ndërmarrjeje.

Përmes një njoftimi publik, sindikata ka bërë të ditur se protesta e radhës do të mbahet sot, duke u bërë thirrje punëtorëve që t’i bashkohen kësaj forme të reagimit.

Sipas sindikatës, kërkesat kryesore lidhen me përmirësimin e kushteve të punës, rritjen e pagave dhe vlerësimin e kontributit të punonjësve të KEK-ut.