Sporti

Pulisic mohon se ka kërkuar largimin nga Milan

02/20/2025 16:09
nga:Mergim Rreci

Christian Pulisic ka reaguar në lidhje me raportimet e fundit për largimin e tij të mundshëm nga ‘Rossonerët’.

Ai ka mohuar kategorikisht se ka probleme me trajnerin portugez dhe se ka kërkuar largim nga kjo skuadër, transmeton GazetaBlic Sport.

“Unë kurrë nuk kam debatuar me trajnerin dhe nuk kam kërkuar kurrë të largohem. Jam shumë i lumtur në Milan dhe dua të vazhdoj të vesh këtë fanellë. Leximi i këtyre gënjeshtrave është i papranueshëm, por le të vazhdojmë të qëndrojmë të gjithë të bashkuar dhe të luftojmë së bashku në fushë, për klubin dhe për tifozët tanë“, deklaroi Pulisic.

/GazetaBlic Sport/