Lajme

Publikohen çmimet e karburanteve për 24 orët e ardhshme

10/08/2022 10:20
nga:Astrit Gashi

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar listën e re me çmimet e naftës.

Sipas MINT, çmimi maksimal i lejuar për produktin Dizel është 1.67 euro për litër, për produktin Benzinë është 1.39 euro për litër, si dhe për produktin Gas është 0.76 euro për litër.

Këto çmime hyjnë në fuqi sot në ora 10:00.