Sporti

Publikohet video, Jack Grealish “kapet” në gjendje të dehur

02/08/2022 13:20
nga:Mergim Rreci

Imazhet e bëra publike orët e fundit tregojnë një Jack Grealish të dehur, me futbollistin e Manchester City i cili nuk dukej aspak në gjendje të mirë.

Videoja prej vetëm pak sekondash e publikuar në rrjetin social TikTok tregon lojtarin e Cityt, të shoqëruar nga Kyle Walker dhe Ryiad Mahrez, atje ku me sa duket i ndalohet hyrja në një lokal, të dielën e kaluar, në gjendje krejtësisht të dehur, përcjell GazetaBlic Sport.

Skena të kujton fjalët e trajnerit Pep Guardiola dy muaj më parë, kur kritikoi sjelljen jashtë fushës së Grealish dhe Phil Foden, të kapur në orët e vona të natës.

Mbetet të shihet se cilat do të jenë masat që klubi do të marrë ndaj tij.