Lajme

Asnjë viktimë, publikohet raporti për rastet e reja me COVID

03/17/2022 14:59
nga:Genita C

Në 24 orët e fundit janë shënuar 33 raste të reja me Covid-19.

Kështu e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, shkruan GazetaBlic.

Pra, nga 1.126 testime, 33 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 dhe nuk është shënuar asnjë viktimë.

Ndryshe, në total numri i rasteve aktive është 644.