Lajme

Publikohet fotografia e 60 vjeçarit që u gjet i vdekur në Mitrovicë

01/10/2023 18:15
nga:Genita C

Një person është gjetur pa shenja jete këtë të martë në rrugën “Evlia Qelebia” në Mitrovicë.

Viktima i moshës rreth 60-vjeçare, është gjetur brenda objektit të “Shurdhmemecëve”.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai ka thënë se rasti është duke u hetuar.

Ndërkohë, mësohet se personi i cili u gjet pa shenja jete është Nysret Gubetini.