Sporti

Bledar Devolli rikthehet në Superioren e Shqipërisë, në bisedime me skuadrën e madhe shqiptare

05/27/2021 19:11
nga:Mergim Rreci

Ish trajneri i skuadrës së Drenicës, Bledar Devolli është shumë pranë rikthimit në Superiore.

Trajneri Devolli ka qenë pa angazhime që nga largimi nga Drenica, megjithatë tashmë siç duket do të kthehet si trajner i skuadrës së madhe nga Shqipëria, KF Tirana.

GazetaBlic Sport ka mësuar që trajneri Devolli është kontaktuar nga drejtuesit e kësaj skuadre dhe se ai me shumë gjasë do të jetë pasuesi i Orges Shehut tek klubit kryeqytetas.

Sipas këtyre informacioneve, negociatat po shkojnë shumë mirë dhe se kjo gjë mund të përfundojë me shumë sukses.

Tekniku gjirokastrit do të jetë pjesë e një projekti madhor siç planifikohet nga skuadra shqiptare.

Ai ka qenë më herët trajner i disa skuadrave tjera shqiptare siç janë: Tomori, Kastrioti, Keku, Bylisi, Kamza.

/GazetaBlic Sport/