Sporti

PSG tundon Rashford, gati t’i ofrojë pagë stratosferike

03/28/2023 16:43
nga:Mergim Rreci

Marcus Rashford është lojtari më në formë në Manchester United dhe ndoshta në të gjithë futbollin anglez.

Nuk është mister që Paris Saint-Germain i Al Khelaifit është duke e ndjekur sulmuesin me interes prej disa kohësh tashmë.

Sipas raportimeve të medieve britanike, ndërsa “Djajtë e Kuq” po përpiqen të rinovojnë kontratën aktuale të sulmuesit 25-vjeçar, që skadon në 2024-ën, PSG-ja i ka ofruar lojtarit 22 milionë euro pagë sezonale, një ofertë monstruoze që do të bënte këdo të pranonte.