Sporti

PSG nuk e dëshiron Neymar në ekip – ia ofron mundësinë e huazimit gjigantit evropian

06/23/2022 10:01
nga:E K

Neymar mund të largohet nga Paris Saint-Germain këtë verë, me kampionët e Ligue 1 që thuhet se e kanë ofruar tashmë atë.

Pavarësisht se është lojtari më i shtrenjtë në historinë e futbollit, është e drejtë të thuhet se Neymar nuk i ka përmbushur gjithmonë pritjet, veçanërisht që kur u transferua te PSG, përcjell GazetaBlic Sport.

Sulmuesi brazilian i kushtoi gjigantëve të Ligue 1, 196 milionë funte në vitin 2017 dhe deri më tani numri më i madh i paraqitjeve që ai ka bërë në një sezon është vetëm 31 dhe në dy sezone ai ka luajtur më pak se gjysmën e ndeshjeve të ligës.

Ardhja e Lionel Messit verën e kaluar e ka lënë edhe njëherë brazilianin nën hijen e mikut të tij më të mirë.

Tani, sipas “Footmercato“, 30-vjeçari i është ofruar Juventusit, me Max Allegri që e konsideron seriozisht sulmuesin si një opsion.

Eksperti i Juventusit, Luca Momblano, ka pohuar gjithashtu se Juventus i është ofruar ylli brazilian në formë huazimi, kurse Zonja e Vjetër po e konsideron transferimin e tij për t’u kthyer edhe njëherë në majën e futbollit italian dhe atë evropian.

/GazetaBlic Sport/