Grupi F i Ligës së Kampionëve është në pritje të një tjetër ndeshje emocionuese me Paris Saint-Germain që do të presë AC Milan të mërkurën mbrëma.
PSG-ja ka nevojë të madhe për një rikthim në Ligën e Kampionëve, pasi u mposhtën në St. James’ Park nga Newcastle me rezultatin 4-1, shkruan GazetaBlic Sport.
Milani, ndërkohë, humbi një tjetër lojë ‘të madhe’ në fundjavë pasi u mund nga Juventusi i udhëhequr nga Massimiliano Allegri.
Para ndeshjes, mediumet ndërkombëtare publikuan formacionet e mundshme:
PSG: Donnarumma; Hakimi, Skriniar, Marquinhos, Hernandez; Ugarte, Vitinha, Zaire-Emery; Dembele, Ramos, Mbappe.
Milan: Maignan; Calabria, Thiaw, Tomori, Hernandez; Krunic, Adli; Pulisic, Reijnders, Leao; Giroud.
/GazetaBlic Sport


