Sporti

PSG ka zgjedhur Donnarumma, por Keylor Navasit nuk i pëlqen: “Kam edhe dy vite kontratë, do të qëndroj”

05/23/2022 12:58
nga:Lorik J

Keylor Navas nuk duket se ka ndonjë qëllim të largohet nga Parisi.

Portieri i Kosta Rikës, i intervistuar nga Prime Video Sport France, në fakt komentoi zërat për lamtumirën e tij të afërt pasi Paris Saint-Germain ka vendosur për t’ia besuar dorezat Donnarummas në  edicionin 2022-23.

“Po, do të qëndrojë, kam edhe dy vite të tjera në kontratë. Unë dhe familja ime jemi shumë të lumtur këtu dhe do të vazhdojmë”.

Këtë sezon ish-Real Madridi është ndërruar vazhdimisht me ish-portierin e Milanit, duke bërë gjithsej 26 paraqitje.

/GazetaBlic Sport