Sporti

PSG do t’i ofrojë kontratë të re Ramos vetëm nëse spanjolli pranon uljen e pagës

05/26/2023 09:44
nga:E K

Paris Saint-Germain do të jetë i disponueshëm për të rinovuar kontratën e Sergio Ramos, e cila skadon në fund të sezonit aktual, por qendërmbrojtësi do të duhet të pranojë një ulje page 50%.

Sipas Marca, propozimi i paraqitur nga klubi francez përfshin një kontratë të re deri në vitin 2024 por me një pagë prej tre milionë eurosh, në vend të gjashtë milionëve që fiton aktualisht, transmeton GazetaBlic Sport.

Qendërmbrojtësi 37-vjeçar erdhi nga Real Madrid në sezonin 2021 dhe, pas një viti debutues për t’u harruar, i shënuar nga lëndimet e njëpasnjëshme, Sergio Ramos fitoi vendin e titullarit në PSG, duke numëruar 43 ndeshje këtë sezon në skuadrën e Christophe Galtier.

/GazetaBlic Sport.