Sporti

PSG dëshiron Kane, Tottenham nuk pranon më pak se 100 milionë euro

04/20/2023 15:23
nga:Mergim Rreci

Harry Kane pritet të jetë një nga emrat më të lakuar të merkatos së verës.

Sipas raportimeve të medieve britanike, përveç Bayern Munich interes të lartë ka treguar edhe Paris Saint-Germain.

Nëse nuk do mundet ta mbajë sulmuesin në skuadër, Tottenham po mendon të përfitojë sa më shumë.

“Spurs” nuk pranojnë shitjen e Kane për një shifër më të ulët se 100 milionë euro, një shifër e konsiderueshme që pritet të ndezë garën mes Bayern, PSG dhe Manchester United.