Lajme

Pse Vlora Dumoshi e lëshoi sallën e para pas përplasjeve në Komisionin për Arsim ?

01/18/2022 13:20
nga:Q R

Deputetët e pozitës dhe opozitës janë përplasur sot në Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, shkruan Gazeta Blic.

Përplasja në këtë komision ka filluar ndërmjet deputetes së PDK-së, Eliza Hoxha dhe atij të VV-së, Ardian Gola.

Duke vazhduar me deputeten e LDK-së Vlora Dumoshi, e cila konfirmon për “Gazeta Blic”, se pas kësaj përplasje ka lëshuar mbledhjen e para.

“Po pas përplasjes kam lëshuar mbjedhjen e komisionit e para”, i ka thënë Dumoshi gazetës.

Dumoshi ndër të tjerash ka thënë se qasja e kryetarit të komisionit ka të bëjë me arrogancë të numrave.

Përplasja e plotë:

Përplasje në Komisionin ku po raporton Arbërie Nagavci, Eliza Hoxha lëshon mbledhjen pas përplasjes me Ardian Golën