Lajme

Pse u dorëhoqën anëtarët e jashtëm të KSHC-së?

07/29/2021 21:34
nga:Gazeta Blic

Tre anëtarët ndërkombëtarë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, Alison Felce, Cassie Bernhardt dhe Werner Stueber dhanë dorëheqje dy ditë më parë pasi pasurinë e fituar në vendet e origjinës hezituan ta bëjnë publike në Kosovë.

Megjithëse, kur u emëruan në bordin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë në Agjencinë e Akreditimeve, tre anëtarët ndërkombëtarë kishin qenë të njoftuar se duhet ta bëjnë një gjë të tillë sipas ligjeve në fuqi që ka Kosova.

Ndërkaq Ligji për deklarimin e pasurisë është në proces të rishikimit, dhe është propozuar që ndërkombëtarët e emëruar në pozita në Kosovë të amnistohen nga kjo rregull ligjore.
Dorëheqja e anëtarëve ndërkombëtarë të KShC-së ka qenë e papritur për anëtarët vendor të bordit të AKA-së.

Por tre pozitat në KSHC do të plotësohen sapo të ndryshohet ligji për deklarimin e pasurisë. Sipas MAShT dorëheqja 3 anëtarëve nuk krijon ndonjë pasojë as për Këshillin Shtetëror të Cilësisë e as për arsimin e lartë në përgjithësi meqë në mbledhjen e fundit të KSHC-së është marrë vendim për të gjitha raportet e ekspertëve ndërkombëtarë.