Lajme

Pse sipas Baton Haxhiut SHBA e goditi Qeverinë Kurti me raportin e fundit

04/23/2024 21:35
nga:G B

Gazetari, Baton Haxhiu, të martën në “Pressing” të T7, ka komentuar raportin e Departamentit të Shtetit për Kosovën.

Haxhiu tha se është problematika që raportoi referohet termave si “korrupsion serioz”. qeveritar dhe “keqpërdorim i pushtetit publik për përfitim privat”.

“Çfarë ka ndodhur me referimin korrupsion serioz qeveritar. Është realisht demensifikimi i Qeverisë e cila ka përshtypjen ose neve na krijon përshtypjen që ka një qeverisje paralele duke mos i shikuar të tjerët që ke qeverisje me korrupsion serioz”.

“Një fjali është shumë e rëndë në raport; keqpërdorimi i pushtetit publik për përfitim privat që i drejtohet elementeve kryesore qeveritare”, ka thënë Haxhiu.