Lajme

Pse as Stoltenberg nuk iu referua Kurtit si kryeministër?

04/29/2021 13:20
nga:M K

Takimi ishte paralajmëruar qysh dje përmes faqes zyrtare të NATO-s.

Por, ajo çka binte në sy është kreut të ekzekutivit nuk janë referuar si kryeministër i Kosovës, por vetëm si zotëri Kurti nga Kosova.

“Të Enjten, 29 Prill 2021, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Z. Jens Stoltenberg, do të takohet me Z. Albin Kurti nga Kosova në Selinë e NATO-s”, thuhej në njoftimin e lëshuar.

Pas takimit të sotëm me shefin e Natos-s, Kurti ka bërë një postim në Twitter, ku ka shkruar se NATO është aleanca më e madhe e sigurisë që bota ka parë ndonjëherë dhe se prania e saj në Kosovë është e domosdoshme për ruajtjen e paqes dhe sigurinë në vend.

Kurti po ashtu ka theksuar se anëtarësimi i Kosovës në NATO do ta bënte rajonin dhe Evropën shumë më të sigurt.

Pas Kurtit, një postim në Twitter e ka lëshuar edhe Stoltenberg. Stoltenberg ka shkruar në Twitter se me Kurtin ka biseduar për zhvillimet në Kosovë dhe rëndësinë e KFOR-it për stabilitet në Ballkanin Perëndimor.

Ai ka thënë se Aleanca Veriatlantike përkrah dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit e që sipas tij është e vetmja rrugë për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme politike.

Por, ajo çka bie në sy në këtë postim është se as aty, Kurtit nuk i janë referuar si kryeministër i Kosovës, shkruan Reporteri, përcjell GazetaBlic.

LEXO EDHE:

Misioni i SHBA-së në NATO: Do t’i qëndrojmë pranë Kosovës në rrugën e saj Euro-Atlantike