Partia që drejtohet nga Dardan Molliqaj, ka dal kundër idesë për tërheqjen e 30 për qind e mjeteve nga Trusti, raporton Gazeta Blic
Nol Nushi nga Partia Socialdemokrate ka thënë për Gazeta Blic, se kjo ide që të lejohet tërheqja e një shumë të parave nga trusti nuk është përgjigje për krizën aktuale.
“Tërheqja e mjeteve nga trusti nuk është përgjigje për krizën aktuale. Kjo krizë i godet më së shumti ata qytetarë që s’kanë farë kursime në trust, ose ata që kanë tepër pak. Futja e parave shtesë në ekonomi në mënyrë të tillë do ta mirëmbante madje edhe rriste inflacionin ekzistues”, ka thënë Nushi.
Sipas tij në këtë kohë kur çmimet e produkteve elementare janë rritur, Qeveria duhet të mendoj strategji tjetër dhe politika krejt tjera, e jo që përmes Trustit të “zbutet kriza aktuale”
“Në kriza të tilla duhen politika fiskale e ndërhyrje strukturore që të sigurohet më shumë rishpërndarje. Nuk kemi parë ende asnjë politikë të tillë nga kjo qeveri dhe kjo është fatkeqësi”, ka thënë ai.
Ndryshe Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje ka thënë se do të votoj PRO tërheqjes së mjeteve prej 30 për qind nga Fondi i Kursimeve Pensionale për qytetarët e Kosovës, raporton Gazeta Blic.
Ajo në një bisedë për Gazetën Blic ka thënë se aq shumë ka kërkesa nga qytetarët e Kosovës që të votohet plotësim ndryshimi i ligjit për Trustin në Kuvendin e Kosovës, saqë e ka ndarë edhe një rrëfim që po i ndodh pothuajse çdo ditë.
“Po dal po eci me familjen, me burrin dhe shumë qytetarë po më thonë të lutem votoni për tërheqjen e 30 për qind për trustin… Dhe ne jemi deputet dhe nëse në jemi zëri i qytetarëve, unë vetëm po dua të respektoj shumicën, të cilët kanë nevojë për këtë 30 për qind edhe për shkak të qytetarëve dhe vullnetit dhe kërkesës së tyre unë jam për tërheqjen e 30 për qind të mjeteve nga Trusti”, ka thënë ajo.
Ideja për tërheqjen e 30 për qind të mjeteve nga fondi pensionale ka nisur nga deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu i cili ka proceduar tashëm zyrtarisht në Kryesinë e Kuvendin diskutimin që si pikë e rendit të ditës të futet në njërën nga seancat e Kuvendit të Kosovë e ku me pas votimit të plotësim ndryshimit të ligjit për Trustin, qytetarët të kenë mundësi tërheqjen e kursimeve pensionale.
Krejt kjo po ndodh për shkak se çmimet e produkteve esenciale “kanë shkuar në hava” përfshirë këtu edhe çmimin e energjisë elektrike, derivateve dhe të tjera.
Deputeti Haxhiu kërkesën për ndryshim plotësimin e këtij ligji e ka nisur edhe në Qeverinë e Kosovës e cila ka afat një muaj për të dhënë një mendim por që deri tash nuk ka marrë përgjigje.
Por Haxhiu në një bisedë për Gazeta Blic ditë më parë ka thënë se deputetet e Kuvendi të Kosovës nuk kanë nevojë të presin mendim nga Qeveria por që sa më shpejt të sillet si pikë e rendi të ditës në Kuvend plotësim ndryshimi i ligjit për Trustin.
Çdo ditë thirrje po bëjnë që 30 për qindëshi i Trustit të lejohet për qytetarët edhe deputet e tjerë të opozitës si nga Lidhja Demokratike e Kosovës, partisë Demokratike dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Bekim Haxhiu është i bindur se ideja e tij do të jetësohet pasi që sipas tij ka vullnet edhe të deputet te partisë në pushtet Lëvizja Vetëvendosje për të votuar PRO.
Aktualisht qëndrim kundër dhe me arsyetimin se ka rritje ekonomike në vend dhe nuk ka nevojë që të votohet tërheqja e 30 për qind, është deputeti i VV-së, Armend Muja dhe shefja e tij, Mimoza Kusari Lila.
Nga Trusti kanë deklaruar se janë të gatshëm ta bëjnë këtë punë, por që presin vetëm që plotësim ndryshimi i ligjit për Trustin të bëhet në Kuvendin e Kosovës.
LDK i thotë PO tërheqjes të mjeteve nga Trusti, jo 30 për qind


