Lista Guxo ende nuk e ka të qartë qëndrimin e saj në lidhje me tërheqjen ose jo të mjeteve të Trustit.
Deputeti i kësaj partie, Burim Karameta ka theksuar se nuk duhet ngutur për çështjen e tërheqjes së mjeteve të Trustit, raporton Gazeta Blic.
I pyetur nga Gazeta Blic se është PRO apo KUNDËR tërheqjes së mjeteve prej 30% nga Fondi i Kursimeve Pensionale, Karameta u shpreh se më së miri është që qytetarët të presin Pakon Ekonomike për të cilën është duke punuar Qeveria e Kosovës.
Karameta thotë se e vlerëson dëshirën dhe kërkesën e qytetarëve për tërheqjen e 30% por sipas tij këto para duhet të ruhen për të ardhmen.
“Qeveria e Kosovës është duke punuar për Pakon Ekonomike dhe natyrisht se do të fitojnë qytetarët. Këtu duhet marrë parasysh se këto para duhet të ruhen dhe propozimi im është që të presim këtë pako dhe pastaj të diskutojmë për çështjen e Trustit, duke vlerësuar kërkesën dhe dëshirën shumë të madhe të qytetarëve për të përfituar nnga ky 30% por unë mendoj se Qeveria është duke menduar jashtëzakonisht mirë për ta”, tha Karameta për GazetaBlic.
Ideja për tërheqjen e 30 për qind të mjeteve nga fondi pensionale ka nisur nga deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu i cili ka proceduar tashëm zyrtarisht në Kryesinë e Kuvendin diskutimin që si pikë e rendit të ditës të futet në njërën nga seancat e Kuvendit të Kosovë e ku me pas votimit të plotësim ndryshimit të ligjit për Trustin, qytetarët të kenë mundësi tërheqjen e kursimeve pensionale.
Krejt kjo po ndodh për shkak se çmimet e produkteve esenciale “kanë shkuar në hava” përfshirë këtu edhe çmimin e energjisë elektrike, derivateve dhe të tjera.
Deputeti Haxhiu kërkesën për ndryshim plotësimin e këtij ligji e ka nisur edhe në Qeverinë e Kosovës e cila ka afat një muaj për të dhënë një mendim por që deri tash nuk ka marrë përgjigje.
Por Haxhiu në një bisedë për Gazeta Blic ditë më parë ka thënë se deputetet e Kuvendi të Kosovës nuk kanë nevojë të presin mendim nga Qeveria por që sa më shpejt të sillet si pikë e rendi të ditës në Kuvend plotësim ndryshimi i ligjit për Trustin.
Çdo ditë thirrje po bëjnë që 30 për qindëshi i Trustit të lejohet për qytetarët edhe deputet e tjerë të opozitës si nga Lidhja Demokratike e Kosovës, partisë Demokratike dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Bekim Haxhiu është i bindur se ideja e tij do të jetësohet pasi që sipas tij ka vullnet edhe të deputet te partisë në pushtet Lëvizja Vetëvendosje për të votuar PRO.
Aktualisht qëndrim kundër dhe me arsyetimin se ka rritje ekonomike në vend dhe nuk ka nevojë që të votohet tërheqja e 30 për qind, është deputeti i VV-së, Armend Muja dhe shefja e tij, Mimoza Kusari Lila.
Nga Trusti kanë deklaruar se janë të gatshëm ta bëjnë këtë punë, por që presin vetëm që plotësim ndryshimi i ligjit për Trustin të bëhet në Kuvendin e Kosovës.


