Lajme

PSD-ja thotë se Kurti është tërhequr: VV historikisht ka shkelur mbi kushtet e veta

06/13/2023 23:37
nga:Genita C

Teutë Rrusta nga PSD-ja ka folur për 5 kushtet që kryeministri Kurti i ka paraqitur në mënyrë që të stabilizohet situata në veri të Kosovës.

Rrusta në një prononcim për GazetaBlic, thotë se këto janë kushte të tërheqjes.

“Këto kushte janë kushte të tërheqjes. Përderisa shumica e pikave të paraqitura nga kryeministri për deeskalim janë për konsum politik, lajmi këtu është që Kurti është terhequr, duke hapur rrugë zgjedhjeve dhe Asociacionit”, tha Rrusta.

Rrusta shton se çështja tanimë është se si të paketohet ngjarja e tërheqjes si fitore.

“Ecuria e hapave është çështje taktike, dhe jo parimore. Pra çështja është si të paketohet ngjarja e tërheqjes si fitore. Kjo situatë ka qenë krejt e evitueshme sikur Kryeministri mos të luante me simbolika boshe, me rezultate të rrezikshme”, shtoi ajo.

Sipas saj, partia në pushtet historikisht ka shkelur mbi kushtet e veta.

“Kurti na thoshte se nuk duhet të shtyhen zgjedhjet për shkak të kerkesës së Serbisë, ndërsa tash po detyrohet t’i përsëris ato.Po ashtu, mos të harroni se VV historikisht ka shkelur mbi kushtet e veta, të cilat bëhen pozicione qendore, e pastaj tretën fare”, tha Rrusta për GazetaBlic.

“Kosova rrezikon dëmtimin e imazhit”, kritikohet qasja e Kurtit- Nga kush varen pesë kushtet e tij për Veriun?