Lajme

“Kosova rrezikon dëmtimin e imazhit”, kritikohet qasja e Kurtit- Nga kush varen pesë kushtet e tij për Veriun?

06/13/2023 18:57
nga:Genita C

Analisti politik, Dritëro Arifi thotë se kushtet e kryeministrit Kurti për qetësim të situatës në veri, janë vështirë të implementueshme.

Arifi në një prononcim për GazetaBlic, tha se implementimi i këtyre kushteve varet nga bashkëpunimi i SHBA-së, BE-së dhe KFOR-it.

“Kushtet e kryeministrit Kurti janë në rregull, por nga aspekti i fuqisë janë të pa implementueshme. Në rastë se Kosova do të kishte fuqinë do të implementonte shumë herët, implementimi i këtyre kushteve varet nga bashkëpunimi i SHBA-së, BE-së dhe KFOR-it, por për momentin SHBA-ja dhe BE-ja kanë kushte të tjera për deeskalimin e situatës në veri të Kosovës”, tha Arifi.

Sipas Arifit, Kosovës i mungon fuqia për të bërë një gjë të tillë.

“Ende po vrehet që nuk ka ndonjë pajtim të dyanshëm për të implementuar çështjet që i ka kërkuar më herët SHBA-ja dhe BE-ja. Derisa nuk ka ndonjë pajtim të tillë, atëherë në teren do të jetë shumë e vështirë implementimi i kërkesave të kryeministrit Kurti, pra Kosovës i mungon fuqia për ta bërë një gjë të tillë”, tha Arifi për GazetaBlic.

Ish-deputeti i LDK-së, Naser Rugova thotë se pikat që po kërkon kryeministri nuk janë kontestuese për një ekzekutiv të një shteti.

Rugova e thotë këtë për GazetaBlic, duke përmendur respektimin dhe rendin e Kushtetutës.

“Në aspektin e sundimit të rendit dhe ligjit, respektimin e rendit Kushtetues këto pika nuk janë kontestuese dhe të diskutueshme për një ekzekutiv të një shteti”, thotë ai.

Sipas Rugovës, Kosova do të përballet me pasoja të mëdha nëse kryeministri Kurti nuk është koordinuar me SHBA-në dhe BE-në për këto 5 pika të paraqitura sot.

“Në kontekstin e situatës aktuale në veriun e vendit, tensioneve të fundit atje dhe kërkesat eksplicite të emisarëve të SHBA-së dhe BE-së, atëhereë këtu është një mos-dakordim dhe një situatë komplet tjetër”, tha Rugova.

“Nëse Kurti nuk është koordiniar me SHBA-të dhe BE-në për këto 5 pika, atëherë frikësohem se situata nuk do të normalizohet, Kosova si shtet mund të përballet me pasoja të cilat dëmtojnë seriozisht procesin e integrimeve euro atlantike dhe imazhin e vendit tonë”, tha ai për GazetaBlic.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës Albin Kurti  sot tha se i ka propozuar BE një listë me 5 pika për të ulur tensionet e situatës në veri të Kosovës.

“Sundimi i ligjit në katër komunat, situata në veri nuk është normale për një kohë të gjatë, por eskalimi e bën urgjent sjelljen para drejtësisë të gjitha tyre që ushtruan dhunë. E para pikë, është sundimi i ligjit në katër komunat. Të krijohet , identiteti dhe ndjekja penale dhe gjykimin e natë të grupeve kriminale që kanë sulmuar policinë e Kosovës, KFOR dhe gazetarët”, tha Kurti.

Hapi 1: Sundim i ligjit në 4 komunat në veri të Kosovës. Situata nuk është normale për një kohë të gjatë, por eskalimi më 29 maj e bën urgjent sjelljen para drejtësisë të të gjithë atyre që ushtruan dhunë ndaj ushtarëve të KFOR-it, gazetarëve e Policisë së Kosovës. Identifikimi, ndjekjen penale të të gjitha grupeve që kanë sulmuar KFOR-in, Policinë dhe gazetarët. EULEX-i të monitorojë situatën.

Hapi 2: Grupet e dhunshme tërhiqen nga Kosova. Bazuar në parimin e proporcionalitetit Policia e Kosovës do të tërhiqet nga objektet e komunave nw veri.

Hapi 3: Policia e Kosovës, EULEX dhe KFOR-i do të kryejnë vlerësime të përbashkëta të sigurisë çdo 15 ditë.

Hapi 4: Qeveria e Kosovës koordinohet dhe shpallë zgjedhje të parakohshme në 4 komunat në veri. Zgjedhjet të organizohen në një atmosferë zgjedhje të lirë, liberale.

Hapi 5: Kosova dhe Serbia kthehen në dialog, dhe Brukseli harton një plan për zbatimin e marrëveshjeve. Udhëheqësit takohen në Bruksel gjatë kësaj jave.

BE për planin e Kurtit: Nuk kemi parë hapa vendimtarë dhe të menjëhershëm

Pesë kushtet e kryeministrit, Lama: Kurti nuk ka ndërmend të bashkëpunojë, por të vazhdojë me agjendën e tij!