Bardh Ahmeti nga PSD-ja shprehet skeptikë që ligji për Kodin Civil do të kalojë në Kuvendin e Kosovës.
Ahmeti për GazetaBlic thekson se, janë vetë deputetët e pushtetit që janë kundër këtij ligji, madje sipas tij, shumë të zëshëm.
“Kurti, në një tubim në Gjermani, si mysafir tek SPD, e përmend Kodin Civil dhe gadishmërinë e tij që të mbledh numrat në mënyrë që të kaloj ai. Ku është Kurti sot? Nga partia e tij, veç deputetët që janë kundër këtij ligji janë më të zëshmit. Ata që janë për, siç pretendojnë shumica, heshtin e shikojnë anash. Kjo ështē recetë për të dështuar këtë ligj vital”, tha Ahmeti.
Por, sipas Ahmetit ka një qëllim që kryeministri Kurti e ka përmendur këtë ligj në një dubim në Gjermani.
Siç e thotë ai, është që t’i shmanget vëmendjes për Asociacionin dhe të duket më progresiv.
“Në anën tjetër, nuk është e rastësishme që për këtë ligj flitet tani që Asociacioni po bëhet kusht për t’u anëtarësuar në Këshill të Evropës. Kurti po tenton të shmang vëmendjen e të duket progresiv; kjo mund të funksionoj për ndonjë diplomat por kur i premton kancelarit gjerman e presidentit francez që Asociacionin do ta implementosh, manovra të tilla nuk funksionojnë”, tha Ahmeti.
PSD-ja është për kalimin e këtij ligji, por sipas tyre, Kodi Civili është i destinuar të dështoj nga pushteti i Albin Kurtit.
“Shpresojmë që një ligj i tillë kalon, por, frikësohemi që ai është destinuar të dështoj nga ky pushtet”, tha Ahmeti për GazetaBlic.
Humolli: Rezoluta 1244 është destabilizuesja kryesore e Ballkanit