Lajme

Humolli: Rezoluta 1244 është destabilizuesja kryesore e Ballkanit

04/30/2024 18:11
nga:G C

Ish-deputeti i VV’së, Fatmir Humolli thotë se qysh nga fillimi i viteve të 90’ta, siguria e Ballkanit nuk është stabile.

Humolli në një prononcim për GazetaBlic thekson se, Rezoluta 1244 është destabilizuesja kryesore e Ballkanit.

“Ballkani nga fillimi i viteve të 90’ta, vetëvetiu nuk është stabil. Derisa ka ushtri të huaja në Ballkan, e vërteton këtë, pra që nuk ka stabilitet. Rezoluta 1244 është destabilizuesja kryesore e Ballkanit sepse e njeh Kosovën si pjesë të Serbisë”, tha Humolli.

Madje, sipas Humollit, Qeveria nuk po thotë asgjë të re, referuar këtu paralajmërimit të fundit të Bislimit për luftë.

“Në Këshillin e Sigurisë në Kombet e Bashkuara, Kosovën e përfaëson udhëheqësi i misionit ndërkombëtar, përkatësisht UNMIKU-T. Me rezolutë, Serbia ka të drejtë që t’i bie Policinë dhe ushtrinë në Kosovë, me leje të KFOR-it, ndërsa futja në Kosovë pa lejen e KFOR-it, atëherë Serbia është në luftë me këta të fundit dhe Qeveria s’po thotë asgjë të re”, tha Humolli për GazetaBlic.

Osmani: Partneriteti me SHBA-të është i palëvizshëm