Lajme

PSD-ja e dorëzon në Kuvend kërkesën për ndryshimin e Ligjit për Specialen

12/21/2022 14:27
nga:Genita C

Partia Social Demokrate e ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Kjo parti për të shtunë ka ftuar protestë gjithëpopullore në kundërshtim të dënimin nga kjo gjykatë të Sali Mustafës me 26 vjet burgim.

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka thënë se me ndryshimet e propozuara nga PSD-ja, Gjykata Speciale do të kthehet në “gjykatë të drejtësisë”,

“Sot ju kemi drejtuar të gjithë deputetëve të Parlamentit të Kosovës duke përjashtuar ata të Listës Serbe, për t’u bërë pjesë e grupit i cili do të duhej të ndërtohej nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, për të filluar amandamnetimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara”, ka theksuar Molliqaj.