Partia Socialdemokrate sot ka dorëzuar në Kuvendin e Kosovës peticionin për nismën e projektligjin për faljen e gjobave që janë shqiptuar gjatë pandemisë.
Nol Nushi nga kjo parti në një konferencë për media, ka bërë të ditur se nënshkrimet janë mbledhur në qytetet kryesore të Kosovës.
“Sot në mënyrë zyrtare po e dorëzojmë peticionin e mbledhjes së nënshkrimeve të mjaftueshme për të bërë nismën legjislative për të propozuar projektligjin për faljen e gjobave të pandemisë. Përgjatë 20 ditëve të fundit kemi bërë nënshkrim në çdo qytet të Kosovës dhe për një kohë të shkurtër kemi mbledhur mbi 11 nënshkrime. Sot do t’i dorëzojmë në Kuvendin e Kosovës. Shumica e këtyre gjobave kanë qenë të pamenaxhuara mirë dhe ato që kanë qenë të mira, kanë qenë të efektshme vetëm në kohën kur kanë qenë masat”, ka thënë ai.
Nushi ka dorëzuar në Kuvendin e Kosovës mbi 11 mijë nënshkrime të mbledhura.


