Lajme

PS përjashton nga grupi parlamentar Elisa Spiropalin

11/24/2026 11:05
nga:Mergim Rreci

Grupi parlamentar i PS këtë të martë ka zhvilluar një mbledhje në Kryesinë e Kuvendit. Gjatë mbledhjes, Grupi parlamentar i PS votoi pro heqjen nga grupi te deputetes, Elisa Spiropali.

Euronews Albania mëson se deputetët, Erion Braçe dhe Bledi Çuçi kanë abstenuar gjatë votimit.

Kërkesa për votim është bërë nga kreu i Grupit Parlamentar i PS-së, Taulant Balla. Mbledhja nisi në orën 09:30 ndërsa pas votimit ka përfunduar