Lajme

PS mbledh grupin parlamentar, pritet inicimi për shkarkimin e presidentit Ilir Meta

04/29/2021 13:35
nga:M K

Socialistët janë të vendosur për të iniciuar shkarkimin e presidentit, Ilir Meta.

Top Channel ka mësuar se pritet të mblidhet grupi aktual parlamentar socialist nën drejtimin e kryesocialistit Edi Rama.

Në këtë mbledhje pritet të diskutohen mundësitë reale për shkarkimin e presidentit.

Ndërkohë socialistët për ta bërë këtë kanë një problem ligjor. Ligji për komisionet hetimore dhe ato të posaçme e ndalon krijimin e tyre 4 muaj përpara përfundimit të mandatit aktual. Në të tilla kushte koha për të ngritur një komision hetimor nuk është në favorin e PS.

Megjithatë socialistët do të diskutojmë për rrugët alternative.

LEXO EDHE:

Pse as Stoltenberg nuk iu referua Kurtit si kryeministër?