Lajme

Protestuesit rikthehen te EULEX-i, hedhin gurë në drejtim të objektit!

09/16/2026 23:14
nga:L J

Protestuesit janë zhvendosur nga objekti i Qeverisë së Kosovës drejt zyrave të EULEX-it në Prishtinë.

Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, një numër i madh protestuesish janë mbledhur pranë objektit, ndërsa disa prej tyre kanë hedhur gurë në drejtim të ndërtesës së EULEX-it.

Situata është tensionuar, ndërsa në vendngjarje vazhdon të ketë prezencë të shtuar të Policisë së Kosovës.