Lajme

Protestuesit mblidhen edhe në Zubin Potok

05/31/2023 08:27
nga:G B

Gazetari i Radios Evropa e Lirë, Arton Konushevci, i cili ndodhet në Zubin Potok, raporton se protestuesit serbë kanë nisur të mblidhen para ndërtesës së komunës që nga ora 7 e mëngjesit.

Sipas tij, aty shihen edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës, edhe ushtarë të misionit të NATO-s, KFOR.