Lajme

Protestojnë punëtorët fizik të KEK-ut

10/30/2023 10:58
nga:G B

Shoqata Sindikale e punëtorëve të sigurimit fizik në KEK ka protestuar sot para të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).

Ata thanë se kërkesa e tyre tash e disa kohë është që të kthehen në kuadër të kësaj kompanie.

Protestuesit bënë thirrje që të kthehen në shtëpinë e tyre, dhe kërkuan mostenderimin e këtij departamenti, raporton EO.

Nuk është hera e parë që kjo sindikatë përmes protestave paraqet të njëjtat kërkesa.