Lajme

Protestë te Bashkia Tiranë, qëllohet godina me molotov

04/26/2024 12:29
nga:Y I

Këtë të premte është zhvilluar protesta e katërt në ambientet e jashtme të Bashkisë Tiranë.

Gazetarja e Euronews Albania bën me dije se dy protestues janë ndaluar ne nisje të tubimit, pasi atyre u janë gjetur lëndë piroteknike nga uniformat blu.

Të dy ishin në kërkim për protestën e javës së kaluar, pasi hodhën molotov në drejtim të Bashkisë.

Protesta, e iniciuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe e mbështetur nga Rithemelimi dhe Partia e Lirisë, vjen pas arrestimeve të disa zyrtave të bashkisë, nga SPAK, të cilët akuzohen për “Shpërdorim detyre”.

Një numer i lartë forcave të policisë, rrethuan zonën. Të pranishëm në protestë ishin përfaqësues të Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë në Këshillin Bashkiak dhe përfaqësues nga Aleanca për Teatrin.

Në një moment pati tensione mes protestuesve dhe policisë ku u qëllua me motolov në ambientet e jashtme të bashkisë.

Me pankarta në duar, protestuesit u përplasën fizikisht me efektivët e policisë, të cilët ishin vendosur aty për mbarëvajtjen e tubimit.