Lajme

Protestë në përkrahje të Kurtit e Osmanit

08/13/2023 14:43
nga:Genita C

Ka filluar në sheshin “Skëndërbeu” protesta në përkrahje të kryeministrit Kurti e presidentes Osmani.

Kjo protestë e thirrur nga një qytetar nga Skënderaj, ka pasur për synim dhënien e përkrahjes për liderët e shtetit.

Kundër kujt është organizuar dhe cilat kanë qenë kërkesat nuk dihen, megjithatë një numër i madh qytetarësh janë bashkuar.