Lajme

Protestë në mbështetje të udhëheqësve të UÇK-së

06/12/2021 11:33
nga:Gazeta Blic

Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë po mbahet një aktivitet protestues përmes artit, për shkak të fyerjeve që po bëhen ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe në përkrahje të çlirimtarëve të vendit.

Aktiviteti ka nisur në ora 11:00, ku po marrin pjesë një numër i konsiderueshëm i qytetarëve.

Ideatori i këtij aktiviteti, Besart Gashi ka paraqitur figurat e ish drejtuesve të UÇK-së, të cilët po mbahen në paraburgim nga Specialja në Hagë, si Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, e të tjerë.

Protestuesit po ashtu gjatë aktivitetit kanë pasur me vete edhe flamujt kombëtar.

Ndryshe, Specialja ka akuzuar drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës se kanë kryer krime kundër njerëzimit gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Për këto akuza ata po mbahen në paraburgim prej momentit kur ishin arrestuar në Kosovë gjatë vitit 2020.

09/17/2021 13:07

Mjekët karton të kuq institucioneve qendrore, kërkojnë trajtim dinjitoz