Lajme

Protestë në Goteborg të Suedisë në mbështetje të çlirimtarëve në Hagë

09/26/2026 19:38
nga:L J

Diaspora shqiptare në Goteborg të Suedisë ka zhvilluar një protestë në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.

Protesta, e organizuar nga të rinj shqiptarë, kishte për qëllim shprehjen e solidaritetit dhe përcjelljen e një mesazhi për drejtësi.

Organizatori Rinor Mehmeti ka njoftuar se kjo protestë ishte një mesazh i qartë i solidaritetit dhe një thirrje për drejtësi.

Protesta në Göteborg është pjesë e aktiviteteve të diasporës shqiptare në vende të ndryshme, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.