Sporti

Protesta të mëdha para “Stamford Bridge”, tifozët bllokojnë rrugën, reagon edhe Cech

04/20/2021 19:35
nga:L J

Fansat e Chelseat po zhvillojnë një protestë kundër klubit të tyre pasi Chelsea konfirmoi pjesëmarrjen në Superligën e Evropës.

Chelsea është një nga 12 klubet themeluese të kësaj lige dhe kjo gjë i ka frustruar tifozët nga Londra të cilët kanë organizuar protestë kundër këtij vendimi, shkruan GazetaBlic Sport.

Në protestë është parë edhe ish portieri i Chelsea, Petr Cech i cili është munduar të qetësoj fansat.

Ai u ka thënë atyre se gjithçka do të zgjidhet, dhe se duhet të lirojnë rrugën në mënyrë që autobusi të kalojë.

Ja pamjet:

/GazetaBlic Sport.