Avokati i viktimave, Simon Laws, në seancën gjyqësore që ka filluar sot në Hagë kundër katër krerëve të UÇK-së, duke folur për klimën në Kosovë, ka akuzuar mediat që kanë kritikuar punën e Gjykatës Speciale, raporton GazetaBlic.
Ndaj këtij lajmi ka reaguar nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ku theksoi se kjo po dëshmon që Prokuroria po kërkon gjykim nga publiku, jo ballafaqim me faktet e drejtësinë.
Shkrimi i plotë:
Mes tjerash, Prokuroria në Hagë sot i paska sulmuar edhe mediat.
Kjo para së gjithash si veprim në panik, pas masovitetit të marshit të djeshëm.
Kjo dëshmon që Prokuroria po kërkon gjykim nga publiku, jo ballafaqim me faktet e drejtësinë.
Bravo. Drejtesi se jo mahi.
Skandaloze: Avokati i viktimave akuzon mediat për kritikat ndaj Gjykatës Speciale


