Në fshatin Gllogjan të Deçanit para pak minutash dyshohet se ka ndodhur nje vrasje dhe disa të plagosur.
Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejes, Shkodran Nikqi ka konfirmuar se Prokurorja kujdestare e Departamentit të Krimeve të rënda është nisur në vendngjarje dhe pas kësaj do të ketë njoftim nga Prokuroria e Shtetit.
“Prokurorja kujdestare e Departamentit të Krimeve të rënda është duke shkuar në vendin e ngjarjes. Pasi të ndërmerren veprimet nga vendi i ngjarjes do të njoftoheni nga Prokuroria e Shtetit” tha Nikqi për “Gazeta Blic”.
Ngjarje e rëndë: Sulmohet me kallashnikov autobusi në Deçan, vritet një person!


