Lajme

Projektligji për çmimet tavan, Hoti: A doni me rregullu çmimin e sapunëve në treg a?

10/20/2022 12:43
nga:Astrit Gashi

Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në një replikë me ministren Rozeta Hajdari ka pyetur ironikisht nëse qeveria dëshiron që ta rregullojë edhe çmimin e shamponëve, sapunëve në treg.

Ai ka thënë se është degraduar debati dhe se nuk ka asnjë rezonim ndaj argumenteve të qëndrueshme.

“Me degradu deri këtu niveli i debatit, është e pakuptueshme, mos me rezonu fare ndaj argumenteve shumë të qëndrueshme është e çuditshme me këtë qasje”, ka thënë ai.

Më tej ai ka thënë se nuk menaxhohet kriza dhe inflacioni kështu.

“Edhe na tash duhet me diskutu a me i shti edhe produktet e higjienës personale, po si po mendoni ju me e rregullu çmimin e shamponëve, sapunave detergjentit në treg a?, Kështu menaxhohet kriza ekonomike dhe inflacioni i lartë a?”, ka thënë Hoti.