Bad News Eagles po vazhdojnë me performanca të mira në arenën ndërkombëtare të CSGO.
Së fundmi skuadra shqiptare, Bad News Eagles arriti që ta sigurojë kualifikimin në Majorin e Parisit duke e arritur këtë sukses tashmë për herë të tretë radhazi.
“BNE” ka fituar respekt në botën e gamingut në CS:GO duke mposhtur skuadra të mëdha siç ishte rasti me “FaZe”, skuadër e cila renditej e dyta në botë në ranglistën e HLTV dhe u mposhtën gjatë kualifikimeve për Major nga gamerat shqiptarë.
Një emër i njohur i CS:GO, Zvonimir Burazin i njohur me nofkën ‘Professeur’ ka folur për ‘GazetaBlic Sport‘ rreth Bad News Eagles ku ka pasur lavdata të mëdha për ta.
Burazin filloi duke thënë se ky Major do ketë peshë të madhe pasi do jetë Majori i fundit i CSGO pasi vitin tjetër do lansohet “Counter Strike 2”.
“Sigurisht që ka shumë interes nga fansat, jo vetëm sepse është CS:GO Major i fundit dhe fundi i një epoke, por edhe sepse do të kemi vetëm një Major këtë vit – i dyti që zakonisht zhvillohet në tetor është shtyrë për vitin e ardhshëm për shkak të Counter-Strike 2. Çdo konkurrent dëshiron të bëjë rrugën e tij për Major, por ky që është i fundit shton pak më shumë shije. Disa lojtarë të jashtëzakonshëm, si NiKo dhe ZywOo, janë ende në kërkim të Majorit të tyre të parë në lojë, kështu që ka histori për t’u bërë. Gjatë kualifikimeve ne kemi parë lojtar që shpërthyen në lot pas eliminimit, sh1ro nga Cloud9 madje qau gjatë lojës. Unë pres më shumë nga kjo gjatë vetë ngjarjes, me siguri”, tha fillimisht.
“Në një farë mënyre, BNE duke bërë një surprizë nuk do të ishte më një surprizë, apo jo? Ata janë një ekip pa organizatë që ka arritur të kenë peshën e tyre në dy Majore radhazi dhe nuk mendoj se dikush do t’i nënvlerësojë ata në Paris. Fakti që ata fillojnë në fazën e Legends, në vend të Challengers, sigurisht i ndihmon shanset e tyre për të kaluar në play-off për herë të parë. Me një fitore të madhe dhe me pak fat të shortit është sigurisht e mundur që ata të dalin në top8”, shtoi ai për ‘GazetaBlic Sport’.
E veçanta e këtij turneu do jetë padyshim, Devilwalk, trajneri i Bad News Eagles i cili kishte fituar Majorin e parë të CSGO dhe ka rastin ta fitojë edhe të fundin si trajner i BNE.
“Do të ishte një histori e çmendur nëse e fiton, apo jo? DevilWalk është dikush që di shumë për Counter-Strike dhe të qenit një konkurrent në nivelin më të lartë, ka shtuar një perspektivë. Nuk mund të them se është e arsyeshme të pritet që BNE të ngrejë trofeun kur ka ekipe si Heroic, NAVI, G2, FaZe dhe Vitality, por Outsiders [jo favoritët], Cloud9 dhe Gambit kanë fituar Majors në të kaluarën, kështu që gjithçka është e mundur”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


