Profesori univeristar, Muhamet Kelmendi, në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic” ka deklaruar se Kosova nuk duhet të kthehet në tryezën e dialogut pa u vendosur masa ndaj Serbisë, pas ulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.
Kelmendi tha se ky aksion terrorist tregon se ‘klika’ e Beogradit nuk ka hequr dorë nga e kaluara e errët neoshoviniste dhe rraciste.
Ai tha se me ngjarjen e rëndë të Banjskës u rrezikua rendi shoqërore-kushtetues i Kosovës.
“Serbia duhet të dënohet dhe të sanksionohet për aktet terroriste ndaj Kosovës. Aksioni diverzivo-terrorist i qeverisë së Beogradit ndaj Kosovës është akt i rëndë dhe i ndaluar me aktet normative të së Drejtës Ndërkombëtare.U sulmua shteti i Kosovës, u vra një polic hynë mbi 100 kriminelë-terrorist në shtetin e Kosovës dhe benë sulm të armatosura terrorist duke rrezikuar rendin kushtetues, objektet shoqërore, jetën dhe objektet fertare.U rrezikua rendi politiko-juridik dhe shoqëroro-kushtetues i Kosovës.Ky akt agresivo-terrorist tregon se klika e Beogradit nuk ka ndërrruar dhe nuk ka hequr dorë nga e kaluara e errtë neoshoveniste dhe raciste.Natyrisht se akti terrorist ka ndryshuar gjithçka në raport me Kosovën. Kërkohet të kemi ndryshime edhe në raport me BE-në dhe me SHBA-të” tha Kelmendi për “Gazeta Blic”.
Kelmendi rënditi disa nga masat që do të duhej t’i vendosen Serbisë.
“Masat dënuese kërkohet të jene të ashpra. 1. ShBA-ja të analizojnë qendrimin ndaj klikës së Vuciqit, sepse kjo klikë raciste tregoi se është e papërmirësueshme dhe pro-ruse, dhe se Beogradi e njeh vetëm forcen. 2. BE kërkohet të nderron qëndrimet përkdhelese ndaj shtetit serb duke i venë sanksione në mënyrë që të vendoset ky shtet nën kontroll.3. NATO kërkohet të shton radhet e veta në kufirin Kosovë-Serbi dhe së bashku me organet e Kosovës të kontrollon kufirin me shtetin serb.4. Kosova si shtet duhet të kerkojë sqarime adekuate të aktit terrorist, eksratradimin e terroristëve në Kosove dhe vendosjen e masave sanksionuese ndaj Serbisë” deklaroi Kelmendi në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic”
Edhe Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka kërkuar sot nga Tirana që të merren masa ndaj serbisë pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në veri të Kosovës.
Gërvalla u shpreh se “masa më e shpejtë ndaj Serbisë është ngrirja e statusit kandidat në BE”.
“Gjermania është një nga mbështetësit kryesorë të Kosovës. SHBA-të, Mbretëria e Bashkuar, shumë shtete të BE-së janë të shqetësuara për ngjarjet në Kosovë, sulmin në Veri, i cili po të mos ishte ndalur, sot do të kishim territor të pushtuar dhe biseda të tjera. Është e rëndësishme të kuptohet mesazhi dhe të merren të gjitha masat që një gjë e tillë të mos përsëritet as në Kosovë dhe as vendet e tjera që kanë probleme me Serbinë, e cila sillet si një mini Rusi e vogël dhe mendon se ato vende nuk kanë të drejtat e tyre”, u shpreh ajo, raporton Gazeta Blic.
Kujtojmë se muaj më parë, Bashkimi Evropian, kishte vendosur masa ndaj Kosovës, për shkak të mos-shtensionimit të situatës në veri të vendit.
Këto masa vazhdojnë të jenë ende në fuqi megjithëse është bërë thirrje vazhdimisht për heqjen e tyre pas zbatimit të marrëveshjes së Bratislavës nga Qeveria e Kosovës.
Por sot, emisari special i Bashkimi Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, duke folur në forumin 2BS, ka deklaruar se e mbështet heqjen e masave ndaj Kosovës pas sulmit në Banjskë të Zveçanit.
“Në rrethana aktuale nuk është e drejtë që Kosova është nën sanksione negative nga BE-ja dhe kjo duhet të adresohet. Kjo është një mundësi që unë e mbështes”, ka thënë Lajçak, raporton Gazeta Blic.
/Gazeta Blic/
Stano: Nëse shtetet e BE-së e shohin të arsyeshme, do të ketë masa edhe ndaj Serbisë
Analistët: Kosova s’duhet të kthehet në dialog pa i vendos BE-ja sanksione Serbisë!


