Lajme

Profesori britanik për GazetaBlic: Albin Kurti ka armiq ndërkombëtar

04/04/2024 20:27
nga:G C

Profesori britanik, Eric Gordy thotë se kryeministri Kurti ka më shumë vështirësi se sa paraardhësit e tij, në marrëdhënie me ndërkombëtarët.

Por, Gordy nuk e fajëson kryeministrin Kurti për këtë.

Ai për GazetaBlic thotë se, vështirësia e marrëdhënieve rrjedhë nga një niveli të caktuar armiqësie ndaj Kurtit, siç thotë, veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara.

“Në marrëdhëniet e tij me ndërkombëtarët, kryeministri Kurti sigurisht që ka më shumë vështirësi se çdo paraardhës i tij. Kjo është pjesërisht për shkak të një niveli të caktuar armiqësie ndaj tij nga ana e disa akterëve ndërkombëtarë, veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara”, tha Gordy.

“Një pjesë e saj mund të rrjedhë edhe nga një kthesë gjatë 5-10 viteve të fundit në politikën e SHBA-së për të qenë më tolerante ndaj Serbisë, të cilën politikëbërësit amerikanë priren ta shohin, së bashku me Shqipërinë, si lojtarët më të fuqishëm në rajon”, shton ai.

Gordy përmendin faktin se, sa herë që Kurti ballafaqohet me ndërkombëtarët, veçanërisht për paraqitjet shumë të forta të sovranitetit, kjo e bën atë më popullor në Kosovë.

“Por, këtu ka edhe një dinamikë të pazakontë. Sa herë që Kurti ballafaqohet me ndërkombëtarët, veçanërisht për paraqitjet shumë të forta të sovranitetit, kjo e bën atë më popullor në Kosovë”, tha ai.

“Megjithatë, kjo e bën atë më të popullarizuar me njerëzit më pak të prirur për të mbështetur të gjithë elementët e tjerë të qasjes së tij politike. Pra, personi që erdhi në pushtet si kandidat i së majtës egalitare mund të zgjasë pushtetin e tij si figura e favorizuar e së djathtës nacionaliste”, tha Gordy për GazetaBlic.

Ish-diplomati e quan jotransparent takimin në Bruksel: S’po shoh arsye pse pala serbe të pajtohet aq shpejt dhe pa “marrë diçka”

Haliti: Kushërinjtë e kusherinjëve, axhallarë e teze të familjes Albiniste u ‘turrën’ për spastrimin e institucioneve

Analistët komentojnë takimin e sotëm për dinarin: “Serbia ka hatërmbetje me Brukselin”