Sporti

“Profa” rikthehet në kohë: Rrahmani s’i kaloi provat tek Prishtina, mua mu deshën veç 30 minuta kohë për ta parë talentin e tij

05/21/2023 21:26
nga:Lorik J

Bylbyl Sokoli njihet si një nga trajnerët më të mirë në Kosovë, pasi ka një karrierë shumë të pasur dhe ka vite që është i lidhur ngushtë me futbollin vendor. Në vitet e tij si trajner, “Profa” ka punuar me lojtarë të shumtë që sot gëzojnë suksese të mëdha, por një nga më të rëndësishmit padyshim se është Amir Rrahmani, i cili sot është kampion i Italisë me Napolin.

Në një rrëfim për ‘Expose’, Sokoli kthehet në kohë dhe rrëfen për aventurën që Rrahmani kishte tek Drenica në fillimet e karrierës.

“Në atë kohë, unë posa nënshkrova kontratën me Drenicën dhe na duhej vija e mbrojtjes të freskohej, sepse kishim numër të vogël të lojtarëve në mbrojtje. Rrahmani ishte lojtar që kishte shkuar në prova tek Prishtina në kohën kur ishte trajneri gjerman tubonte lojtarë të ri dhe fatmirësisht për Rrahmanin dhe Drenicën nuk kishte kalu apetitet e trajnerit të Gjermanisë dhe nu luanim një ndeshje miqësore në Kishnicë dhe menjëherë në minutat e parë shihej që bëhet fjalë për një futboll shumë të disiplinum dhe të motivum për me arrit në futboll. Nuk kishte nevojë për më shumë se 30 minuta që ai të dëshmohej se e do punën dhe do të arrijë në futboll. Me sygjerimin e njerëzve që e duan futbollin dhe e përcjellin futbollin, ishte edhe Gëzim Zhilivoda – i cili përcjellte Ramiz Sadikun, ishte Hilmi Veliu një fotoreporter i cili poashtu e përcjellte futbollin dhe të gjithë keta e vërenin që ky futbollisht ishte një lojtar me shumë motiv në lojë. Bashkë me shtabin teknik vendosën ta marrim në Drenicë. Mos të harrojmë edhe përfaqësuesin e Ramiz Sadikut, Agron Mecinaj, i cili kishte shumë fjalë të mira për Rrahmanin dhe na sygjeronte ta marrim atë, dhe domeomos duhet përmendur këta njerëz, sepse kanë merita të mëdha që ne të punojmë me Amirin. Ai shumë shpejt u ambientu, me punën e tij fitoi vendin në ekip. Karakteristika e tij është që e ka përcjell fati në çdo ekip, në çdo klub prej bankës rezervë të fitojë vendin në ekip me ndjersë”, thotë Sokoli për Rrahmanin.

Bylbyl Sokoli “rrëfen” debutimin e Rrahmanit me Drenicën që nuk shkoi ashtu siç kishte llogaritur, por prap se prap përkrahja ndaj tij nuk mungoi dhe kjo iu shpagua me paraqitje të mira në vijim.

Ajo që mbaj mend është ndeshja e parë, nuk kishim futbollist që mund ta ndalte Bernard Berisha, ishte sulmues i Besës dhe ishte i shpejtë, ne vendosëm ekipin me katër prapa dhe s’kishim lojtar të mbrojtjes që mund ta mbulonte atë. Berisha ishte kryesori tek Besa, ne vendosëm që Rrahmanin të luajë kundër Bernardit dhe fatkeqësisht se ndeshjen e humbëm 2-0 edhe pse luftonim për ekzistencë dhe Rrahmani  duhet ta mbulonte Bernardin. Pak kush e di që ai e mbuloi në mënyrë të mirë atë, edhe pse Berisha realizoi dy gola dhe ishte një demotivim për të si ndeshje të parë dhe Rrahmani ndihej keq, unë yu mundova me qetësu duke i thënë se e ke mbulu mirë dhe ke luajtur mirë edhe pse ne humbëm. Në ndeshjet e ardhshme Rrahmani u kthye në pozitën e vet, ku luan edhe sot dhe ne shpejt e harruam këtë duel dhe pastaj në ndeshjen e radhës ne fituam në Prishtinë me golin e Rrahmanit ndaj trajnerit që nuk e donte atë në ekip. Rrahmani në ndërprerje ka qenë shumë i saktë, shumë i fuqishëm dhe efikas, ka shënu gola në Drenicë, por ka vazhdu me gola nga ndërprejet në çdo kampionat dhe tek kombëtarja. Ajo që mbetet në kujtime është ndeshja e parë edhe pse ne humbëm ai luajti mirë – pavarësisht s ekundërshtari shënoi dy herë. Ai nuk demotivohej kurrë, kishte motiv shtesë dhe punonte mas stërvitjes dhe vet individualisht, ky është model, jo veç për sportin e futbollit, por edhe në sporte tjera”, tha “Profa”.

/GazetaBlic Sport