Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, njofton se Prof.Dr. Emine Daci Zejnullahu, është bërë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të këtij subjekti politik për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Përmes një postimi, Haradinaj ka thënë se kontributi i saj në arsimin e lartë, janë vlera që i duhen shumë vendit.
“Kosova Fituese po forcohet çdo ditë me personalitete të këtij kalibri për të sjellë ndryshimin e vërtetë në qeverisjen e vendit. Me Prof. Dr. Eminen dhe mbarë ekipin tonë, jemi bashkuar të ndërtojmë një Kosovë që krijon mundësi për të gjithë, një Kosovë lidere të zhvillimit rajonal dhe anëtare të NATO-s”, ka shkruar Haradinaj, përcjell GazetaBlic.


