Sporti

Probleme për Milanin, në portë ndaj Juventusit do jetë portieri 41-vjeçar

10/19/2023 16:58
nga:L J

Aktualisht, skuadra lidere e kampionatit italian të futbollit, Milan, u gjend në një krizë të madhe në pozicionin e portierit para derbit të madh ndaj Juventusit, i cili është planifikuar të dielën.

Pasi portieri i parë Mike Maignan u përjashtua me karton të kuq në ndeshjen kundër Genoas në xhiron e fundit dhe për këtë arsye nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Stefano Pioli për shkak të pezullimit, pritej që portieri i dytë Marco Sportiello të mbronte kundër Juventusit, por ai pësoi dëmtim do të duhet të pushojë të paktën 10 ditë, përcjell GazetaBlic Sport.

Prandaj, portieri i tretë, 41-vjeçari Antonio Mirante, i cili paraqitjen e fundit e bëri në prill të vitit 2021 kur ishte anëtar i Romës, do të duhet të jetë në portën e Milanit të dielën.

Pas tetë xhirove të Serisë A, Milani është në krye të tabelës me 21 pikë, dy më shumë se Interi i dytë dhe katër më shumë se Juventusi i vendit të tretë.

/GazetaBlic Sport